ShowBiz

“E vërteta” e tradhtisë dhe shtatzënisë! Aktorja e njohur shqiptare thotë gjithçka…

 

Niada Saliasi ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ku foli mbi shfaqjen e re që e sjell atë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, “E vërteta”. Komedia që sjell në role Niada Saliasi, Geti Deçka dhe Donald Shehu dhe nën regjinë e Spiro Dunit, do të vazhdojë për 3 javë dhe premton të qeshura pa mbarim për shikuesin.

“Është një shfaqje e ndërtuar si vetë jeta. Komedinë brenda, dinamika, ngjyra, të gjitha. Shfaqja do të vazhdoj për tre javë. Puna me regjisorin Spiro Duni është një bonus që i jepet kësaj shfaqjeje. Është gjithëpërfshirëse, ka shumë çifte që e vuajnë tradhtinë, si në shfaqje.” – shprehu aktorja mbi surprizat që e presin shikuesin.

Teksa bisedonte në studio me Ermal Peçin, me humor e shumë batuta, Niada nuk ngurroi të sqaronte njëherë e përgjithmonë thashethemin më të madh që e ka shoqëruar tashmë prej shumë vitesh. A është ajo shtatzënë?

“Ti shuaj të gjitha dilemat që nuk kam fëmijë. Para disa vitesh kam qenë në Kosovë dhe pesha ime përpara se të shkoja atje ishte shumë e ulët. Ndenja gati 1 vit atje pa ardhur në Shqipëri. Kuptohet, ushqimi atje është më tepër i përkushtuar te brumërat sesa të tjera. Dhe sigurisht erdha me ca kile më shumë. Dhe diferenca, shkëputja, bëri që të aludohej se mund të kisha një fëmijë.” – rrëfeu Niada mbi lajmet e bujshme të portaleve pas publikimit të disa fotove nga ana e saj, ku teksa qeshte dhe shtoi se “Ka qenë aq i madh barku në foto sa jam mbështetur. Unë me timen e kam mbuluar.”

Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, aktorja zbuloi dhe një të fshehtë nga fëmijëria e saj. Hapat e parë i ka parë në këngë në Pallatin e Pionerit. Madje me përzgjedhjen e këngës “Në Këtë Skenë”, të kënduar në festivalin e fëmijëve nga Jonida Maliqi, Niada tregoi se ka qenë pjesë e korit të fëmijëve.

“Rrugëtimi im i parë ka qenë në pallatin e pionerit. Në atë kohë bëhej festivali i fëmijëve dhe Jonida ka qenë pikërisht duke kënduar këtë këngë. Unë kam qenë në korin e festivalit. Është një kohë që kemi kaluar shumë mirë, por nuk ka qenë vetëm jonida në atë festival por edhe Mariza Ikonomi, Elsa Lila…”

Një jetë e ndarë mes skenës së këngës dhe aktrimin, Niada duke se zgjodhi këtë të fundit. Madje ajo tregoi se pendohet për një shkëputje disa mujore të saj, ku dhe vërtetoi se nuk jeton dot pa teatrin. Por a është ajo një këngëtare e mirëfilltë?

“Unë këndoj, edhe te shfaqja këndoj. Nuk mund të them se jam këngëtare absolute por jam e intonuar.”, u përgjigj Saliasi, duke vërtetuar pak momente më vonë se vërtetë ishte e talentuar teksa këndonte këngën ”E vërteta” nga Elina Duni, që njëkohësisht është edhe kolona zanore e shfaqjes “E Vërteta”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button