E fundit! Loredana i jep fund historisë me Mozzik, nis lidhjen me futbollistin e njohur shqiptar…
Loredana ka hedhur njëherë e mirë pas historinë me Mozzik, duke nisur një raport të ri. Kanë qenë mediat zvicerane ato që kanë zbuluar historinë e reperes me futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova.
Gjithçka ka nisur pasi dyshja ka pozuar së bashku dhe media zvicerane Blick ka hedhur dyshime për një lidhje të mundshme në mes tyre. Ky lajm vjen në kulmin e thashethemeve se ajo dhe Mozzik mund të jenë rikthyer së bashku për herë të tretë. Përveç se bashkëpunëtorë në muzikë, ata kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtur Hana.
Mirëpo, dyshja janë ndarë prej disa kohësh për herë të dytë, edhe pse u duk sikur Mozzik i dedikoi asaj një sërë tekstesh dhe këngësh duke i shprehur se shumë shpejt ata do të kthehen së bashku, sepse ndajnë “një engjëll” mes tyre. Madje, detaji i fundit që s’dimë nëse i shpëtoi apo deshën dhe na e treguan, tregon se ata janë bashkë dhe mund të jenë rikthyer me njëri-tjetrin.
Në postimet në “InstaStory”, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar të njëjtën çantë dhe valixhe, duke treguar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata dinë të ndajnë problemet e tyre nga bashkëprindërimi për të voglën, Hanën, ndaj së cilës janë shumë të përkushtuar.
Ajo është dhe do jetë ura lidhëse e Mozzik (Gramoz Aliut) dhe Loredanës. E ndonëse aktualisht nuk janë bashkë, nuk përjashtohet një ribashkim tjetër i (ish)- çiftit të njohur për ulje-ngritjet e tyre. Duket se udhëtimet e përbashkëta dhe raporti i mirë që ruajnë, është kryesisht për vajzën e tyre.
Kënga e parë e albumit të tyre të përbashkët me titull “No rich parents: ishte ajo me titull “Rosenkrieg”. Titulli shpjegon edhe gjithë historinë e tyre që përfundoi në ndarjet e përfolura. Nga gjermanishtja, “rose” ka kuptimin “trëndafil”, ndërsa “krieg” përkthehet “luftë”. Rosenkrieg fjalë për fjalë ka kuptimin “lufta e trëndafilave” dhe u referohet mosmarrëveshjeve të pakëndshme midis partnerëve ose ish-partnerëve; nuk është një grindje e thjeshtë, por metaforikisht një “luftë” mes dy njerëzve që janë ose kanë qenë të dashuruar.
“Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar. Tani jetojmë me luftën tonë të trëndafilave, Mijëra ndjenja u bënë politikë, çdo debat mes nesh shkoi aq larg, derisa filloi një terren gënjeshtrash, Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar”, është një pjesë e tekstit. Videoklipi e gjen çiftin mes lotësh dhe debatesh, zënkash të shumta, derisa largohen nga njëri-tjetri. “Gjithmonë shumë stres, Vetëm u përkeqësua dhe unë ika Ende mund ta kujtoj dashurinë”, thotë Mozzik në një pjesë. Loredana ndër të tjera shprehet se njerëzit mendonin se ishte faji i saj, “por të dy e dimë që ka dy pjesë”. “Vetëm ne të dy e dimë të vërtetën”, thotë ajo.