ShowBiz

“Ta hëngsha p…”, i riu e ngacmoi, Fjoralba Ponari reagon dhe nxjerr mesazhet: “Hëngsh veten dhe iu thaftë asaj që ta lë ty! Shpellar!

 

Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar e revoltuar për rastet e abuzimit seksual në vendin tonë. Ajo ka ndarë llogarinë e saj në Instagram lajme të shumta për dhunimi, duke dhënë opinionin personal, sigurisht kundër lënies së lirë të këtyre monstrave.

“Edhe sa raste të tilla duhet të ketë, që të shqitemi nga kafenetë dhe të reagojmë?”- shkruan moderatorja e revoltuar krahas postimeve.

Mirëpo, duket se një ndjekësi nuk i ka pëlqyer ‘kryengritja’ e Fjoralbës, ndaj i shkruan një mesazh i cili nuk i ka pëlqyer aspak moderatores.

Ndjekësi sugjeron që “të kapë” njëherë Fjoralbën, duke përdorur fjalor tepër seksual me të.

Mirëpo, moderatorja nuk ka duruar dhe i është kthyer e revoltuar, duke i vënë fajin gjithashtu nënave shqiptare që rrisin djem të tillë.

“Hëngsh veten dhe iu thaftë asaj që ta lë ty! Shpellar! U lumtë moj nëna shqiptare për bijtë që keni rritur!”- janë fjalët e saj, që tregojnë realitetin e hidhur në të cilin jetojmë.

Related Articles

Back to top button