“Socialistët s’martohen dot pa lejen e Ramës”, Balliu: Këta nuk hyjnë dot në zyrë pa marrë leje te ai….
Klevis Balliu deklaroi se në Partinë Socialiste askush nuk mund të bëjë asgjë pa lejen dhe dijeninë e kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh në një intervistë në “Ora News” se është Rama ai që kontrollon lëvizjet e deputetëve, madje sipas tij në PS as “nuk mund të martohesh pa lejen e tij dhe jo më të japësh tendera”.
“Koncepti se Rama nuk di gjë se është përgjegjësi personale, në PS nuk martohesh dot pa lejen e Edi Ramës. Marrin lejen e Edi Ramës, nëse është dakord ai ecin përpara, jo më të vjedhin paratë pa lejen e Edi Ramës. Këta nuk hyjnë dot në zyrë pa marrë leje te ai, as nuk hyjnë dhe as nuk dalin dot pa marrë leje te Edi Rama.
Edi Rama i thoshte një ministri të vet “pse ke dalë ti në kafe me atë se ai është kundër nesh”. Ai shpiku gjithë “Air Albanian” vetëm për të marrë një charter privat. Ai është i sëmurë për paratë, i pangopur. Nuk ngopet kurrë. Për sa kohë të jetë Rama aty do të ketë vjedhje. Taksat e qytetarëve rriten sepse krijohen gropa në buxhetin e shtetit, krijohen gropa nga vjedhjet që bën Edi Rama dhe ato gropa duhen mbushur me taksa”, u shpreh Balliu.