Lajme

“Jeta është shumë e bukur pas të dyzetave”, Ledina Çelo shfaqet më joshëse se kurrë…

 

Ledina Çelo ka treguar dhe njëherë se mosha për të është thjesht një numër. Këngëtarja e njohur, e cila prej vitesh tashmë jeton me familjen e saj në Gjermani, vazhdon të ruajë linja perfekte trupore që nuk tregojnë aspak moshën e saj.

Këngëtarja 45-vjeçare ka guxuar gjithmonë me pozat joshëse ndërsa nuk ka nguruar t’i ndajë dhe me ndjekësit në Instagram, ku është mjaft aktive. Së fundmi, këngëtarja ka treguar se mosha është thjesht një numër për të.

“Jeta është shumë e bukur pas të dyzetave”, ka shkruar këngëtarja krahas një fotografie që ka publikuar, teksa pozon para pasqyrës. Kujtojmë që me largimin drejt Gjermanisë, Ledina është shkëputur dhe nga muzika.

Related Articles

Back to top button