Lajme

“Becchetti konfiskon 20 mln eurot e para”- Gazetari: Do vazhdojë të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore falë tre musketiereve. “Te madhit, sekretarit te madhit dhe kandidatit për te pasuar te madhin”.

 

Biznesmeni italian, Francesco Beccheti, konfiskoi 20 milionë eurot e para nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Për këtë gazetari Klodian Tomorri thotë se ai do të vazhdojë të marrë çdo qindrakë që Shqipëria fiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën e plotë të gjobës.

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se qytetaret shqiptare do te paguajnë miliona euro të tjera nga taksat e tyre për të financuar albcontrolin sepse ky, sipas tij, është burimi i vetëm qe ka albcontrol.

Për vite te tera, shprehet gazetari, hapësira ajrore e Shqipërisë do punoje për Becchettin falë tre musketiereve. “Te madhit, sekretarit te madhit dhe kandidatit për te pasuar te madhin”.

“20 milionë euro i mori. Madje do të vazhdoje të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësoje shumën e plotë të gjobës, që tani ka vajtur 130 milionë euro. Pirje gjaku deri ne pikën e fundit.

Veç kësaj qytetaret shqiptare do te paguajnë miliona euro te tjera nga taksat e tyre për të financuar albcontrolin tani sepse ky është burimi i vetëm që ka albcontrol.

Advertisements

Për vite te tera hapësira ajrore e Shqipërisë do punoje për Becchettin falë tre musketiereve. Te madhit, sekretarit te madhit dhe kandidatit për te pasuar te madhin.

Këta morën për tekat e tyre valët e një televizioni modest dhe dhanë në këmbim hapësirën ajrore te Shqipërisë”, shkruan Tomorri.

Related Articles

Back to top button