Lajme

Pamje tronditëse / Nëna dhe foshnja bien me makinë në liqen

 

Një ekskavator u përdor për të shpëtuar një nënë dhe foshnjën e saj që kishin rënë me makinë në liqenin Taihu në Kinë.

Një nënë me foshnjën e saj kanë mbetur të bllokuar brenda makinës në pamundësi për të dalë, duke rrezikuar të mbyten.

Disa punëtorë kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë, të cilët kanë tentuar me ekskavator të ngrenë makinën që kishte nisur të fundosej në liqen.

Siç mund ta shihni në video , ata ia dolën, e nxorën në sipërfaqe dhe me një çekiç thyen xhamin e përparmë për të lënë fëmijën dhe nënën të dalin jashtë.

Nëna dhe foshnja u dërguan menjëherë në spital dhe u raportua se janë jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button