Lajme

I FUNDIT! I shkuli flokët dhe i gjuajti, arrestohet mësuesja ‘monstër’ që dhunoi fëmijen me aftësi ndryshe

 

Një asistente shkolle u arrestua në Itali nën akuzë për keqtrajtimimin e një fëmije me aftësi të kufizuar që ajo ndiqte.

Hetimet nisën pas denoncimit të prindërve të cilët raportuan se në trupin e vajzës së tyre kishin gjetur shenja të pakundërshtueshme dhune fizike, e po ashtu pas ndryshimeve të dukshme në humorin dhe qëndrimin e fëmijë

Falë kamerave të fshehta në shkollën fillore në provincën e Brescias, karabinierët kanë konstatuar se gjatë orarit të mësimit asistentja dhunonte fizikisht në mënyrë të përsëritur fëmijën.

Regjistrimet e ditës së parë zbuluan shuplaka, tërheqje flokësh dhe pickime nga asistentja.

 

Gruaja u arrestua me akuzën e keqtrajtimit të rëndë dhe lëndimeve të rënda në dëm të një të mituri me aftësi të kufizuara.

Related Articles

Back to top button