Lajme

Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz Bullgarisë, Greqia bën lëvizjen …

 

Greqia është shprehur e gatshme t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz. Lryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kkontaktuar homologun e tij bullgar.

Reuters raporton se të dy udhëheqësit diskutuan çështjen me telefon.

“Kryeministri tha se Greqia do të ndihmojë Bullgarinë që të përballet me situatën e re të shkaktuar nga vendimet ruse për energjinë”, tha zyra e Mitsotakis në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka ndaluar sot eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari pasi vendet refuzuan kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet në rubla.

Presidenti rus Vladimir Putin më parë urdhëroi vendet “jomiqësore” të paguajnë për gazin në monedhën ruse – dhe Gazprom tha se shërbimet nuk do të rikthehen derisa ta bëjnë këtë.

Related Articles

Back to top button