Më në fund! Komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe…
Trajtim i veçantë për emigrantët shqiptarë për leje qëndrimet në Greqi.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me ambasadoren tonë në Athinë ku ka theksuar se tashmë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi do të kenë një trajtim të veçantë në lidhje me lejet e tyre të qëndrimit.
Sipas ambasadores lehtësimet për komunitetin shqiptar do të shtrihen në të gjitha zyrat e emigracionit në vendin fqinj.
“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi.
Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në një tjetër takim të zhvilluar mes Çuçit dhe homologut të tij grek, në fokus të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi i dy policive për goditjen e grupeve kriminale që operojnë mes dy vendeve.
“Me ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona.
Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE”, ka thënë Çuçi.