“ Ti ishe shok i mire, familjar i rregullt dhe nje baba i perkushtuar ”/ Miqtë e 38-vjeçarit të tronditur nga vdekja e Betimit
Mbremjen e djeshme, 38-vjeçari, Betim Kastrati është gjetur i vdekur në rrethrrotullimin e Kolonjës, brenda makinës së tij.
Dyshohet se shoferi i drejtorit të Portit në Durrës, ka vrarë veten me armë, pasi po kalonte një periudhë depresioni. Ai ishte babai i dy fëmijëve. Dyshohet se problemet familjare e kanë shtyrë që të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Miqtë e 38-vjeçarit janë tronditur nga kjo humbje. Ata kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.
E pa besushme Qofsh i xhenetit shoku im Betim Kastrati, shkruan një mik i tij.
Ti ishe nje shok i mire, i gjindshem per shoqni, familjar i rregullt dhe nje baba i perkushtuar, por s thone kot qe me te miret i mer zoti. Ike ne lule te rinise e na le nje brenge ne zemer. Zoti te meshirofte Betim Kastrati, shkruan një tjetër.