Lajme

Ngjarja që tronditi opinionin publik/ Aludohen nga ekspertet tre skenarët shokues që mund të shpjegojnë vrasjen e tre vajzave në Greqi nga nëna e tyre

Ekipi i hetuesve që po merret me rastin e vrasjes së Georginës së vogël në Greqi po heton tashmë edhe vdekjen e dyshimtë të dy motrave të saj

E dyshuara kryesore për të treja rastet është nëna e tyre, 33-vjeçarja Roula Pispirigou, e cila dyshohet t’i ketë dhënë 9-vjeçares ketaminë në doza vdekjeprurëse derisa e mitura ndërroi jetë më 29 janar.

Sipas raportimeve, gruaja është e fiksuar pas marrjes së informacioneve në internet, ku edhe ka parë se ketamina metabolizohet shumë shpejt nga organizmi. Kjo është edhe arsyeja pse pasi vajza kalonte kriza, mjekët nuk gjenin ketaminë në gjakun e saj pas kryerjes së analizave.

Por ajo që nuk ka ditur Roula, është se ketamina metabolizohet shpejt nga organizmi, por kur bëhet fjalë për njerëz të gjallë. Në momentin që vajza ka ndërruar jetë, substanca ka mbetur në gjakun e saj dhe kështu u zbulua pas ekzaminimeve pas vdekjes.

Por cilat mund të ishin motivet që e kanë çuar gruan që t’u merrte jetën tre vajzave të saj? Hetuesit kanë bërë tre skenarë.

Skenari i parë

Fiksimi që ajo kishte me ish-bashkëshortin. Ajo mund të ketë marr hak duke lënduar fëmijët. Por mund edhe të ketë qenë mënyra e saj për ta lidhur pas vetes. Vdekjet e vajzave janë të lidhura me datat kur çifti ka pasur ndarje. Sa herë që Manos Daskalakis largohej nga shtëpia, një nga fëmijët sëmurej dhe çifti bashkohej.

Skenari i dytë

Hetuesit e kanë lidhur veprimet e 33-vjeçarares me nevojën e saj të dëshpëruar për vëmendje dhe për mëshirën që u shkaktonte të tjerëve sa herë që vajzat nuk kishin mirë. Ngjarje tragjike si sëmurja apo vdekja e një fëmijë sillte vëmendjen e të gjithë atyre që e rrethonin tek ajo.

Skenari i tretë

Georgina mund të ketë parë ose dëgjuar diçka që e vinte rrezik të ëmën. Sipas hetuesve ajo mund të ketë dëgjuar diçka që mund të ketë të bëjë me vdekjen e motrës së saj shtatë muajshe, Iris, pasi thuajse tre javë më vonë ajo papritmas u sëmur dhe përfundon në spital.

Të dhënat që kanë hetuesit nga mjekët, duket se dy vajzat e tjera kanë humbur jetën në mënyra thuajse të ngjashme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button