Lajme

Sokol Balla bën kërkesën e çuditshme në Top Channel

Pasi shëtiti në disa televizione, prej disa javësh gazetari Sokol Balla është rikthyer në Top Channel. Ai u emërua Drejtor informacioni ndërsa kohët e fundit bëhet me dije se po kërkon të rikthehet edhe si imazh i emisionit politik, duke larguar kështu moderatoren e Open, Eni Vasili.

Kësaj të fundit iu premtua se do të vazhdonte e qetë edhe për 2 vite te tjera emisionin e saj, por fjalët i mori era.

Së fundmi Kol Balla, ka kërkuar që emisioni i tij politik të quhet Top Story dhe jo Real Story siç e ka pasur vitet e fundit. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Top Story ka qenë një emision politik që u drejtua fillimisht nga Sokol Balla, por me largimin e tij nga Top Channel në 2018, Top Story u kthye në një emision dokumentar, i llojit investigativ.

Për 4 vite me radhë, dokumentari Top Story denoncoi një sërë shkeljesh të pushtetit, duke bërë që të harrohej shpejt Top Story i Ballës që i bënte fresk qeverisë.

Por sot, Balla kërkon që të zhdukë dokumentarin Top Story, dhe të rimarrë emrin duke e kthyer në emision politik.

Burime brenda Top Channel bëjnë me dije, se kërkesa e Ballës ka hasur në rezistencë nga drejtuesit e Top Channel, për t’i dhënë emrin e emisionit Top Story. Balla ka insistuar shumë për emrin Top Story, edhe pse pak ditë më parë kaloi një infrakt.

Ai pritet të nis në datë 7 prill, me emrin tjetër, Real Story, duke lënë nga ana tjetër dokumentarin Top Story, që të vijojë normalisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button