Lajme

VIDEO/ Qëllohen me armë zjarri në mes të rrugës, Një nxënes i shkollës së mesme ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur…

 

Një nxënes i shkollës së mesme ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Kaliforni pas disa të shtënave në një lagje të zonës “Santa Ana”.

Sipas Departamentit të Policisë ditën e djeshme tre studentët ishin ulur në rrugicën perëndimore të rrugës kur një person i armatosur afrohet pranë automjetit dhe qëllon në drejtim të dy studentëve.
Njëri prej nxënësve ka ndërruar jetë nga një plagë me armë zjarri dhe tjetri është dërguar në spital për plagët e marra.

Zyra e Kërkimit të Qarkut Orange e identifikoi viktimën e ndjerë si Roberto Izelo, 18 vjeç, nga Tustin. Studenti i dytë i qëlluar, një lojtar bejsbolli 19-vjeçar në shkollën e mesme Century, mbetet në gjendje të qëndrueshme.

Sipas prestigjiozes ‘FOX 11” thuhet se dy djemtë ishin kushërinj.

Autoritetet i thanë Gonzalez-it se një adoleshent i tretë, një djalë 16-vjeçar, ishte në sediljen e pasme të makinës në momentin e të shtënave, por ishte i padëmtuar.

Aktualisht po punohet për motivin dhe rrethanat e ngjarjes ku policia ka publikuar edhe një video të njërit prej të dyshuarve i cili filmohet nga kamerat e sigurisë përreth duke kaluar rrugën.

Detektivët po përpiqen të identifikojnë dhe lokalizojnë çdo dëshmitar që mund të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.

Related Articles

Back to top button