Lajme

LAJM I FUNDIT!Britania bën paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë do të bëjë Rusia në Ukrainë

 

Qeveria e Boris Johnson është informuar nga inteligjenca britanike se faza e re e luftës që nisi ditën e djeshme në Donbas të Ukarinës mund të zgjasë me muaj të tërë.

Një zëdhënës i parlamentit britanik tha se parashikimet e mëparshme që donin dobësimin e ushtrisë së Putinit në rast të një dështimi fillestar ishin të gabuara.

Madje ai shtoi se Ukraina mbetet “në rrezik”, duke argumentuar se “duke qenë se Putini është zemëruar për disfatat, ai është i vendosur të fitojë pavarësisht kostove njerëzore”.

Ndërkohë presidenti ukrainas konfirmoi mbrëmë në dark aksionin e ri ushtarak të Rusisë kundër vendit të tij.

“Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën ata janë përgatitur për një kohë të gjatë, një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë”.

“Pavarësisht se sa ushtarë janë pozicionuar atje, ne do të mbrohemi. Ne do të luftojmë deri në fund. Ne nuk do të heqim dorë.”

Vladimir Putin ka shprehur synimin e tij për të pushtuar Donbasin, qendër industriale në lindje të vendit tashmë pjesërisht të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Related Articles

Back to top button