Lajme

(VIDEO) Dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit grek,ja çfarë kapin kamerat e sigurisë…

 

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e biznesmenit grek, ku janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në të cilat shikohen dy ekzekutorët me pagesë të Giannis Skaftourou, të hipur në motorin e madh që e lanë pas atentatit vrasës.

Sipas Protothemës, të njëjtat burime bëjnë të ditur se këta persona kanë hapur zjarr në oborrin e shtëpisë së Skaftouros, për pasojë ai ka humbur jetën dhe kanë mbetur të plagosur vajza dhe vjehrri.

Lidhur me motoçikletën që autorët kanë braktisur, u konstatua se ishte vjedhur në vitin 2019 nga zona e Aspropirgos dhe është një motor 1200 metër kub. Në të njëjtën kohë, sipas pronarit të mjetit që tentoi të arratisej pas aktit të tyre, autorët e vrasjes flisnin rrjedhshëm greqisht, ishin me gjatësi mesatare, mbanin rroba të zeza dhe helmeta të zeza, ndërsa brenda helmetave mbanin kapuçët e fytyrës për të mos u identifikuar.

Ndërkohë thuhet se Skaftouros kishte frikë se ishte shënjestruar për t’u ekzekutuar, ndaj përdori truproja të armatosur dhe lëvizte shumë pak.

Fakti që, sipas dëshmitarëve okularë, katër persona morën pjesë në ekzekutimin e ” xhaxhit Joe “, të cilët udhëtuan jashtë Athinës duke rrezikuar një lëvizje të tillë, tregon se ishte një ‘kontratë e shtrenjtë vdekjeje’ që pak vrasës me pagesë e kanë aftësinë për ta bërë. Për këtë arsye, autoritetet janë në kërkim të të gjitha çështjeve pezull që ka pasur Giannis Skaftouros vitet e fundit pas lirimit, në mënyrë që përmes detajeve të gjejnë fundin e fillit dhe të arrijnë tek vrasësit e tij.

Related Articles

Back to top button