Aksidenti qe u mori jeten, kush janë 2 vëllezërit shqiptar që u shuan në Itali
Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy vëllezërve shqiptarë që humbën jetën në një aksident rrugor të shtunën në zonën e Chessas në Itali.
Viktimat janë Mersin e Aklen Myftarago, 44 dhe 38 vjeç. Ata punonin në bujqësi dhe jetonin prej vitesh në Arcille, një fshat i Campagnatico.
Në kohën kur ndodhi aks identi dy vëllezërit ishin nisur për në punë.
Ndërkohë mediat italiane po ashtu shkruajnë se 38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.
Ndërsa vëllai tjetër kishte 3 fëmijë.
Dy vëllezërit po shkonin për në punë, kur u përplasën me një tjetër makinë. Përplasja ishte kaq e fortë sa të dyja makinat që u përfshinë në aksident përfunduan jashtë rruge.
Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person i tretë, një 28-vjeçar po shqiptar, i cili mësohet se ndodhet në spital.