Lajme

I FUNDIT/ Arrestohet në banesën e tij ish-deputeti…

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është arrestua në banesën e tij pasditen e sotme, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Arrestimi i Bllakos erdhi vetëm disa minuta pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Bllakon, duke pranuar kërkesën e SPAK, një ditë pasi ai dorëzoi mandatin e deputetit. Bëhet me dije se arrestimi i Bllakos është bërë me makinë civile, jo me makinë me logo të policisë së shtetit, ndërsa është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK ai ka përfituar mbi 14 milionë lekë duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë e ktheu në truall, mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

Në një reagim të shkurtër për ngjarjen 2 ditë më parë, Bllako mohoi akuzat, teksa u shpreh se do të sqaroj të vërtetën para drejtësisë.

Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie ‘arrest me burg’ dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pas dorëheqjes një ditë më parë nga mandati i deputetit dhe pas miratimit të sotëm të GJKKO se SPAK ta arrestoje, Alqi Bllako është arrestuar në banesën e tij. Ai do të dërgohet në Drejtorin e Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Hazizaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button