Lajme

Dita nis me diell! Ja si parashikohet të jenë orët në vijim…

 

Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në disa vende mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar me ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.

Të enjten pritet të kemi një front të ftohtë ajror i cili pritet të kushtëzojë ulje të lehta të temperaturave, por kryesisht pa reshje atmosferike. Mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Fronti i ftohtë pritet të kushtëzojë erëra të freskëta nga veriu dhe verilindja.

Nga e premtja na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira pak më të theksuara, megjithatë mbetet kryesisht thatë. Në jug, juglindje dhe disa vise në qendër të Shqipërisë priten zhvillime të pasditeve të rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të izoluara priten edhe në disa vise të Maqedonisë së Veriut.

Me datën 1 Maj na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në disa vise priten vranësira të pakta dhe me mundësi të pakta për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër.

Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë mund të kemi pasditen e 2 Majit.

Related Articles

Back to top button