Lajme
E rëndë 5 të mitura zihen me grushte e shkelma,disa prej tyre u dërguan të merrnin ndihmë mjekësore.
Një sherr midis disa vajzave të mitura ka ndodhur pranë palestrës “ Hakif Zejnullahu” në Podujevë.
Mësohet se ato janë nxënëse të disa shkollave lokale.
Motivi i ngjarjes ka qenë një mosmarrëveshje që degradoi në përleshje fizike me grushte e shkelma.
Ato u morën në pyetje nga policia, teksa njëra prej tyre në moshë madhore u dërgua në paraburgim.
Pas përleshjes fizike, disa prej të miturave u dërguan të merrnin ndihmë mjekësore.