Lajme

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit në Portin e Durrësit, Gjykata merr vendimin për 3 të arrestuarit

 

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë me burg për tre punonjësit e Portit të Durrësit të cilët u arrestuan pas vdekjes së punëtorit 19-vjeçar.

Tre punonjësit akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku.

Nazmi Varaku, Rendi Biçaku dhe Bledar Troplini u lanë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku, me funksion manovrator i makinerisë, Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës, u arrestuan për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit.

Related Articles

Back to top button