Lajme

Zbardhet goditja e fortë që po përgatit BE ndaj Putinit / “E gjunjëzojmë Rusinë brenda disa ditësh”

 

BE pritet të ndërmarrë sanksione të reja ndaj Rusisë, të cilat do t’i heqin Moskës burim të madh të ardhurash brenda vetëm disa ditësh. Komisioni Europian propozon këtë javë një paketë prej gjashtë sanksionesh, përfshirë një embargo të mundshme për blerjen e naftës ruse.

Zyrtarët gjermanë njoftuan të hënën se Berlini zyrtar është i gatshëm të mbështesë një embargo të menjëhershme të naftës ruse, nga ana e BE-së. Gjermania është vendi me konsumin më të madh të produkteve të energjisë së Moskës.

Eksportet ruse të energjisë, burimi më i madh i të ardhurave të Moskës, deri më tani janë përjashtuar kryesisht nga sanksionet ndërkombëtare lidhur me luftën në Ukrainë. Kievi thotë se kjo nënkupton se vendet europiane po financojnë luftën e Kremlinit, duke i dërguar Moskës me qindra miliona euro çdo ditë.

“Ia kemi dalë të mbërrijmë në një situatë ku Gjermania është në gjendje ta përballojë një embargo nafte. Kjo nuk do të thotë se do të jetë një vendim pa pasoja.”

Kancelari Olaf Scholz u shpreh se sanksionet do të mbeten në fuqi derisa Presidenti rus Vladimir Putin të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Ai shtoi se Gjermania gjithashtu nuk do të pranonte aneksimin e Krimesë nga Rusia. Ambasadorët e vendeve të BE-së do të diskutojnë sanksionet e propozuara mbi naftën ruse gjatë një takimi të mërkurën.

Related Articles

Back to top button