Lajme
Presidenti francez Emmanuel Macron ultimatum Putinit, i bën thirrjen e fortë për Ukrainën…
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Macron i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të përmbushë përgjegjësitë e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fund agresionit në Ukrainë.
Sipas Elysee, kjo ishte kërkesa e Macron në fund të bisedës që zgjati 2 orë e 10 minuta. Kjo ishte biseda e parë që nga rizgjedhja e Macron si president i Francës.