Lajme

E pabesueshme/ Kjo grua u shtir për 28 vite si e verbër, familjarët tronditen kur mësojnë arsyen

 

Carmen Jiménez nga Madridi i Spanjës 28 vite më parë u verbua plotësisht për shkak të një dëmtimi të rëndë në sy.

Të paktën kështu u tha të gjithëve, duke përfshirë edhe familjen e saj, sepse ishte e lodhur duke u thënë “përshëndetje” njerëzve që nuk donte t’i përshëndeste.

Gruaja 57-vjeçare zbuloi së fundmi se ajo kishte mundur të shihte në mënyrë perfekte, gjë që e la familjen e saj me gojen hapur, edhe pse ata gjithmonë kishin dyshuar se diçka ishte në gjendjen e saj.

Bashkëshorti i saj u tha gazetarëve se ajo grimohej në mënyrë perfekte dhe nganjëherë ata do ta shihnin atë duke u përpjekur të shikonte televizorin nga cepi i syve.

Por ajo kurrë nuk e pranoi se kishte mashtruar mbi verbërinë e saj, deri vonë! Por çfarë do ta shtynte dikë për t’u hequr si e verbër për gati tre dekada?

Carmen me sa duket e bëri këtë për të shmangur nevojën për të përshëndetur dhe folur me njerëz që nuk i pëlqenin në të vërtetë.

“Isha e lodhur duke takuar njerëz në rrugë dhe duke ndaluar për të thënë përshëndetje, nuk kam qenë kurrë një person shumë social dhe duke u shtirur si i verbër kam mundur të shmang shumë përgjegjësi sociale,” tha ajo, sipas Hay Noticia.

Përveçse duhet t’i shpjegonte familjes së saj pse i gënjeu për kaq shumë vite dhe duke takuar njerëzit që përpiqej aq shumë t’i shmangte, Carmen Jiménez po përballet edhe me probleme ligjore, sepse pasi është regjistruar si e verbër, ajo ka marrë ndihmë të veçantë financiare.

Lajmi për mashtrimin e tmerrshëm të Carmen u bë viral në faqet e lajmeve latine si në Evropë ashtu edhe në Amerikën e Jugut, por ende ka dyshime mbi këtë histori.

Eshte absurde të besosh se dikush mund të pranoje verbërinë për kaq gjatë pa e vënë re askush.

Plus, a nuk i teston qeveria njerëzit përpara se t’u ofrojë ndihmë financiare për verbërinë? Nuk ka gjithashtu asnjë provë të vërtetë që Carmen Jiménez ekziston në të vërtetë, vetëm artikulli nga Hay Noticia, i cili më vonë u mor nga media të tjera.

Related Articles

Back to top button