Lajme

Deputeti Alqi Bllako po tenton t’u shpëtojë prangave/Zbulohet levizja

Një ditë pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të tij, që ti hapet rrugë arrestimit, Faxweb.al mëson detaje nga lëvizja që pritet të bëjë socialisti.

Mësohet se për të shmangur një arrestim me pranga, Bllako do të zgjedhë që të depozitojë në Kuvend kërkesën për të lënë mandatin së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që më pas do të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

Në këtë mënyrë, mediave dhe publikut do t’i kursehet një show me deputetin socialist, tashmë të dorëhequr.

Nga ana tjetër Kuvendi ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, që do të diskutojë për imunitetin e Bllakos, gjë e cila tani duket të jetë e panevojshme, sa kohë që socialisti ka zgjedhur që të mos mbrohet përmes mandatit.

Alqi Bllako akuzohet se në rolin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ka falsifikuar dokumentet së bashku me Lefter Kokën, në mënyrë që përfituese të ishte kompania e biznesmenit Klodian Zoto.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv i funksionarëve publikë.

Në njoftimin e djeshëm, SPAK bëri me dije se është sekuestuar dhe një apartment me vlerë rreth 15 milionë lekë të rinj, i cili ishte në emër të babait të deputetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button