Lajme

Shqiptari kapet në ‘shtëpinë e barit ne Angli/ Tentoi t’i arratisej policisë nga çatia…

 

Një 20 vjeçar shqiptar kaloi për në Britaninë e Madhe me kamion duke hyrë ilegalisht në këtë vend dhe jetesën në vendin ishullor u përpoq ta nxirrte përmes punës në fermën e kanabisit. Por ai u pikas nga policia britanike së cilës iu përpoq t’i ikte nga çatia e ndërtesës ku rritej kanabisi në bregun verior të Norfolku.sheringham-raid

Pasi policia kishte marrë një urdhër të gjykatës për të bastisur dy banesa në High Street, Sheringham, gjeti aty rrënjë kanabisi, afërsisht 75 copë të tilla. Sapo kishte dëgjuar policinë, 20 vjeçari shqiptar Oskeol Zalli u ngjit në papafingon e ndërtesës dhe më pas në çatinë e ndërtesës.

Por arratia e tij nuk zgjati shumë dhe u vendos në pranga nga policia. Shqiptari u justifikua para gjykatës angleze se i kishte ikur policisë pasi mendonte mos ishin trafikantë që mund të kishin hyrë në banesë për të grabitur kanabisin, shkruajnë mediat britanike.

I riu Zalli tha se ai mbërriti në Angli, pasi më parë kishte takuar një person në Belgjikë dhe që prej andej kishte kaluar ilegalisht me kamion për në Britaninë e Madhe, për të cilën kishte paguar 23 mijë paund, shumë të cilën e kishte marrë borxh. Për ta shlyer këtë shumë, ai pretendoi se iu desh të punonte në ‘shtëpinë e barit’ edhe pse në atë kohë ai nuk e kishte idenë se çfarë pune do të duhej të kryente.

Gjithashtu 20 vjeçari u shpreh se ai duhej të punonte në një punë të tillë pasi i kishin kërcënuar familjen e tij dhe i kishin thënë se e dinin se ku jetonin.

20 vjeçari Zalli u la sot në burg pasi u dënua me 12 muaj heqje lirie, pasi pranoi edhe akuzat për përfshirjen në rritjen dhe kultivimin e drogës të klasit B pas bastisjes së ‘shtëpisë së barit’ më 8 shkurt të këtij viti.

Nga ana tjetër, avokati i shqiptarit ka kërkuar zbutje të dënimit duke thënë se klienti i tij është vetëm 20 vjeç, kishte marrë kërcënime që të ushtronte këtë veprimtari kriminale dhe se ai i kishte pranuar akuzat ndaj tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button