Lajme

“Urgjente”/ ‘Çmenden’ rusët sulmojnë ukrainasit me…, vihet alarm për banorët

 

Forcat ruse kanë granatuar një tank me acid nitrik, banorët duhet urgjentisht të mbyllin dritaret dhe dyert dhe të mos largohen nga ambientet, tha kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai.

“Në Rubizhne, orkët goditën një rezervuar me acid nitrik! Urgjente! Mos dilni nga strehimoret! Nëse jeni brenda, mbyllni dyert dhe dritaret!” Ka shkruar Haidai në Facebook.

Ai theksoi se avujt e acidit irritojnë rrugët e frymëmarrjes. Për t’u mbrojtur nga avujt dhe mjegulla e acidit nitrik, përdoren maska me gaz.

“Përgatitni maska mbrojtëse për fytyrën të njomur me sode! Kur aplikohet lokalisht në sy, acidi nitrik shkakton dëme të rënda, në nekrozë të kornesë dhe konjuktivës, duke çuar në humbjen e shikimit,” tha ai.

Ndihma e parë: nëse acidi nitrik ju futet në sy, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm për 10-30 minuta. Në rast kontakti me lëkurën, lani sipërfaqen e prekur me ujë, duke shtuar sodë buke dhe sapun. Nëse gëlltitet acidi nitrik, pini shumë ujë.

“Ndiq drejtimin e erës! Mezi presim të bjerë shi, do të ndihmojë! Mbani kontakte! Ndiqni sinjalizimet e informacionit!” tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button