Lajme

E rende! Uekzekutua në zonën e mbikalimit të Rinasit, Iljaz Çali, ky është detaji ndryshe në këtë ekzekutim që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë

 

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua në zonën e mbikalimit të Rinasit, Iljaz Çali.

Makina e tij tip “Land Rover”, të cilën e kishte marrë me qira u bë shosh nga plumbat ku autorët nuk i dhanë asnjë shans shpëtimi 37-vjeçarit.

Deri më tani policia nuk ka një pistë zyrtare hetimi, edhe pse Çali rezulton të jetë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në vitin 2019 teksa policia i gjeti qindra rrënjë kanabisi ndërkohë që kërkonte në zonë për paratë e grabitura në Rinas.

Duket se autorët kanë qenë mjaft profesionistë pasi nuk kanë lënë thuajse asnjë provë në vendin e ngjarjes. Ekspertët e kriminalistikës nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë në vendin ku u vra Çali, ndërkohë që në makinën e viktimës nuk janë gjetur armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Kjo vrasje duket të jetë ndryshe nga të tjerat të ngjashme pasi policia nuk ka gjetur ndonjë makinë të djegur në zonë. Në çdo vrasje të ngjashme gjatë viteve të fundit ka rezultuar që autorët të kenë djegur makinën disa kilometra më tej, por jo kësaj radhe.

 

Duket se autorët janë ndihmuar edhe nga errësira e rrugën dytësore Tiranë-Durrës si edhe aksesit të shpejtë në autostradë si edhe në rrugën e Rinasit për të humbur gjurmët shumë lehtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button