Lajme

Qëlloi përndjekësin e saj / Nazime Visha ka nisur jetën e re: Kush është burri që është martuar

 

Historia e Nazime Vishës bëri bujë të madhe në vendin tonë. Kujtojmë këtu se Nazime Visha qëlloi , përndjekësin e saj Fiqiri Muçën, i cili edhe e kishte përdhunuar.

Kjo ngjarje ndodhi mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo u dënua me 10 vite burg. Por tri vite me pas u lirua, pasi një faljeje të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani, në atë kohë.

Shumë persona të njohur në vendin tonë kërkuan që Nazime Visha të falej. Midis tyre shkrimtari Ismail Kadare, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku.

Por mësohet se pasi ka dalë nga bu rgu Nazime Visha ka ndërtuar një jetë të re. Ajo është martuar dhe është bërë nënë.

Gjyshja e Nazimes ka thënë gjatë një interviste me gazetaren Esiona Konomi se mbesa është martuar me një djalë nga Bullgaria. Më tej ajo për ‘abc news’ ka thënë:

Kishte qenë shtatë herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare, Rastisi, u takuan. Ai punon si furnizues dyqanesh.

Erdhi vetë në shtëpi. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf. Mesa duket Nazime Visha e ka hedhur pas të shkuarën e hidhur dhe ka ndërtuar një jetë të re.

Related Articles

Back to top button