Lajme

Lajm i fundit!Shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët në mes të Austrisë/ Qëllohet me armë gjatë përplasjes

 

Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, austriakë, afrikanë, sirianë dhe gjermanë në stacionin e trenit në Rainerstrasse të Salzburgut

Nga përleshja ka rënë përtokë një 22 vjeçar sirian dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna edhe me armë.

Sipas policisë austriake, 14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria mësohet se janë përleshur rreth orës 2:45 të mëngjesit pranë stacionit të trenit.

Gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Efektivët e policisë gjetën 22 vjeçarin sirian të rënë pa ndjenja në tokë dhe pesë të tjerë që kishin mbetur të plagosur. Ndërkaq, policia vijon të kërkojë për personat e tjerë të përshrië në këtë ngjarje teksa pistoleta e përdorur gjatë përleshjes nuk është gjetur në vendngjarje. Ndërkohë që nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i kësaj përleshjeje masive midis personave të kombësive të ndryshme.

Related Articles

Back to top button