Lajme

Ngjarje tragjike/ Foshnja e pajetë u gjet në valixhe, nënës nga Korça pritet t’i ndodhë tronditja e madhe

 

Para pak ditësh, në lagjen 15 të Korës u raportua një ngjarje tragjike dhe horror. Në shtëpinë e Valmira Hasimllarit pas telefonatës së burrit të saj në polici, u zbulua një valixhe që brenda saj kishte një foshnje të pajetë.

Burri i saj kishte një muaj që kishte ardhur nga Greqia dhe në momentin që është futur në shtëpi ka ndjerë një aromë të keq, por valixhen me foshnjën e pajetë e zbuloi më datë 2 maj 2022, moment ku dhe lajmëroi policinë.

Pas ngjarjes burri i Vlamirës, Klodi Hasimllari dhe të afërm të tjerë të gruas që dyshohet se ka lindur në shtëpi dhe më pas fëmijën e ka futur në valixhe, gruaja është dërguar në psikiatrinë e Elbasanit, teksa gjatë dëshmisë ka deklaruar se është nga Amerika dhe se është pushtuar nga xhindet.

Ndërkohë Policia e Korçës ka bërë gati dosjen për 40 vjecaren V.H, e cila pritet që t’i referohet Prokurorisë. Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur për mediat se organi procedues do të kërkojë ekzaminim të gjendjes mendore të nënës që mbylli foshnjën e sapolindur në valixhe.

 

Në bazë të hetimeve paraprake dhe provave të mbledhura deri më tani, policia i ka kualifikuar veprimet e 40 vjeçares sipas nenit 81 të Kodit Penal, që parashikon vrasjen me dashje të foshnjës. Prokuroria pritet të vlerësojë nëse janë kushtet që ndaj 40 vjeçares të kërkohet si mase sigurimi, shtrim i detyruar në spital.

Related Articles

Back to top button