Lajme
Kapen 654 kg “e bardhë” në Itali, zbulohet destinacioni dhe vlera marramëndëse…
ITALI – 654 kg kokainë e pastër është kapur në zonën portuale të Gioia Tauro. Sipas mediave të huaja kishte dyshime të forta se një ngarkesë e madhe kokaine ishte nisur për në port, kështu ata futën në skaner rreth 2 mijë kontejner.
Pas kontrolleve u zbulua edhe sasia e madhe e kokainës në një kontejner të ngarkuar me banane dhe që destinacion kishte portin grek të Selanikut.
Mësohet se kokaina vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador dhe ishte e një cilësie shumë të pastër.
Sasi e drogës ishte përpunuar deri në 4 herë para se të hidhej në treg, dhe nëse do shitej mund të sillte përfitime mbi 200 milion euro për kriminelët. /abcnews.al/