Lajme

Rikthehen masat e ftohta ajrore dhe shiu, ja çfarë na pret nga e marta e javës tjeter

 

Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Reshje lokale dhe rrebeshe shiu nesër parashihen edhe në shumë pjesë të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës. Temperatura shënojnë ulje kryesisht të lehta.

Të Premtën rikthehet moti me diell dhe me temperatura pranverore, megjithatë vranësira mbeten në veri të Shqipërisë dhe lokalisht edhe në vise tjera priten vranësira lokale me mundësi të pakta për ndonjë rigë të izoluar shiu.

Erërat jugore do të fillojnë të fuqizohen përsëri ku më të fuqishme pritet të jenë gjatë ditës së shtunë me shpejtësi maksimale nga 60 deri në 70 km/h kryesisht në viset malore, por lokalisht edhe në vise pak më të ulëta. Temperaturat pritet të jenë pranverore për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu.

Natën mes së shtunës dhe së dieles dhe mëngjesin e së dieles pritet përkeqësim i motit për shkak të ardhjes së frontit mjaft të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu. Priten erëra të fuqishme nga veriu dhe verilindja, vranësira dhe reshje shiu. Në viset malore reshje bore. Në interval jo të gjatë kohor reshjet pritet të jenë të dendura.

Gjatë ditës së diel na pret mot i ftohtë dhe erëra të fuqishme nga veriu. Reshjet do të pushojnë gradualisht. Nga e hëna stabilizim gradual i motit e nga e marta rritje e temperaturave dhe na presin disa ditë të bukura pranverore.,/MeteoBallkan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button