Lajme

Nga divorci te lidhja e veçantë me babain, Evi Kokalari rrëfehet mes lotëve si kurrë më parë…

 

Evi Kokalari këtë të mërkurë ishte e ftuar në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, në një rrëfim ndryshe për veten e saj. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” tregoi se kënga “You’re All I Need” është kënga që i kujton ish bashkëshortin. Ajo tregoi se edhe ai e ka këngën e tij të preferuar mbas kaq shumë kohësh të ndarë.

“Kjo ka qenë kënga e imja dhe e ish burrit tim, e preferuara. Në dasëm do kërcesh një këngë tënden dhe fatkeqësisht kjo qe e jona dhe të tërë na rekomanduan që të mos e bënim këngën tonë.

Po kjo ka qenë kënga jonë që nga fillimi që jemi takuar dhe ngelet e tillë. Kështu që sa herë e dëgjoj, e dëgjoj me shumë qejf dhe më shkruante po ashtu që ai e ka akoma të preferuar mbas kaq kohësh që jemi ndarë. Se ne kemi një relacion shumë pozitiv”.

Evi shtoi gjithashtu se kur kanë shkuar në gjykatë të ndaheshin, pasi mbaronin seancën të dy shkonin për drekë bashkë, kjo sepse nuk u ndanë për arsye dashurie, madje familjarët e tij i dërgonin gjithmonë gatime tradicionale të Kretës. Aq shumë e donin dhe e respektonin sa kur janë ndarë ata kanë mbajtur anën e Evit.

Momenti tjetër prekës për Evin gjatë kësaj rubrike ishte tek shpjegimi i zgjedhjes së këngës “Hurt” e cila automatikisht lidhej me babanë e saj. Evi e përlotur tha se kjo ka qenë kënga që ka kërcyer në dasmën e saj, por të atin e kishte humbur më herët, edhe e ka kërcyer me Vilson Kokalarin një person tjetër në familjen e saj, i cili ka vdekur gjithashtu, dhe ishte i vetmi që i kujtonte të atin.

Ndërsa për gjithë thashethemnajën që është krijuar në median online, Evi u shpreh se nga të gjitha është prekur nga një deklaratë e një tjetër Kokalari, i afërmi i tyre, që ka fol keq për to.

Related Articles

Back to top button