Lajme
E rende! Gruaja shtatzënë përplas me makinë vogëlushen 7-vjeçare, nisen me urgjencë të dyja në spital
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 7-vjeç.
Mësohet se në bulevardin “Gjergj Fishta”, mjeti i drejtuar nga E.L ka përplasur të miturën, e cila është dërguar me urgjencë për në spital.
Mirëpo edhe drejtuesja mjetit është nisur po ashtu për në spital pasi është shtatzënë.
7-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet se si është gjendja e gruas shtatzënë.