Lajme
Rrëshqasin një masë e madhe dheu dhe guri në rrugë, bllokohen disa fshatra në Dukagjin…
Ka rrëshqitur një masë e madhe dheu dhe guri në rrugën që lidh disa fshatra të njësisë Shalë në Dukagjin si pasojë e reshjeve të fundit duke krijuar probleme për qarkullimin në zonat malore.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se rrëshqitja e gurëve ka krijuar probleme në qarkullimin e banorëve të zonës, por edhe turistëve të huaj.