Lajme

“Shko bëhu prostitutë”,prifti sulmon transgjinoren, refuzon t’i jape ushqim (VIDEO)

 

Mediet greke kanë publikuar një video ku një prift refuzon t’i ofrojë ndihmë një gruaje transgjinore, e cila shkoi në kishë për të kërkuar ushqim.

Video me ofendimet dhe përbuzjen e priftit ndaj transgjinores ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ndërsa transgjinorja plotësonte të gjitha kriteret për të marrë ndihmë nga kisha, duke treguar edhe dokumentet përkatëse, prifti refuzon t’i japë ushqim.

Pjesë nga debati midis priftit dhe transgjinores.

“ Ju kam sjellë të gjitha letrat, i plotësoj të gjitha kushtet. Pse refuzon të më japësh ushqim?”, dëgjohet duke thënë transgjinorja në një video të publikuar nga emisioni “Super Katerina” në Alpha.

“Ti je një burrë me cica. Ti je burrë dhe bën si grua”, i tha ndër të tjera prifti.

Transgjinorja: Kam dokumente nga shteti.

Prifti: Nuk më intereson.

Trangjinorja: Erdha për të marrë ndihmë nga shtëpia e Zotit, jo nga e juaja.

“Shko dhe bëhu prostitutë”

“ Unë shkova atë ditë, siç shkoja prej 15 ditësh pa asnjë problem për të marrë ushqim, por atë ditë punonjësit e kishës më thanë se donte të më shihte prifti”, tha transgjinorja në emision.

“ Më pyeti nëse i kisha dorëzuar letrat e mia. Më thotë burrë je apo grua? Me tha nëse heq cicat dhe të bëhesh burrë, atëherë mund të vish të marrësh ushqim. Ti nuk je njeri, je krijesë e djallit. I thashë: E çfarë të bëj, jam e papunë. Nëse je e papunë dhe dëshiron të rrisësh të ardhurat, shko dhe bëhu prostitutë “, i tha prifti transgjinores./abcnews.al/

Për të parë videon klikoni këtu.

Related Articles

Back to top button