Lajme

Zhduket anija turistike me 26 persona në bord, në mesin e pasagjerëve janë dhe dy fëmije…

 

Roja bregdetare e Japonisë thotë se janë duke kërkuar për një anije turistike të zhdukur në ishullin verior të Hokkaido.

Autoritetet humbën kontaktin me anijen, e cila kishte 26 persona në bord.

“Kazu 1” po kthehej në një kënd 30 gradë dhe po fillonte të fundosej, tha ekuipazhi.

Varka besohet të ketë qenë në një udhëtim tre-orësh rreth gadishullit Shiretoko.

Roja bregdetare japoneze ka dërguar pesë varka patrullimi dhe dy avionë për të gjetur anijen turistike.

Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu ndihmë nga forcat e vetëmbrojtjes japoneze, thanë mediat lokale.

Në mesin e pasagjerëve thuhet se janë dhe dy fëmije.

Related Articles

Back to top button