Qyteti i Shkodrës u trondit sot nga një tjetër ekzekutim, viktimës i bënë atentat dhe para 2 viteve
Qyteti i Shkodrës u trondit sot nga një tjetër ekzekutim. 55-vjeçarit Nazmi Badulla iu bë atentat mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “Rus” në Shkodër.
Viktima nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi më 27 dhjetor të 2020, i kanë shpërthyer me tritol mjetin tip “Fuoristradë”.
Bandula deklaronte asokohe se nuk kishte konflikt me asnjë dhe nuk e dinte idenë se kush fshihej pas vendosjes së tritolit.
“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit.
Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur.
Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, është shprehur asokohe ai.