Lajme
Arrestohet i dënuari për prostitucion në Elbasan…
Elbasan- Një i dënuar për trafik për shfrytëzim për prostitucion u kap në Elbasan.
Nga shërbimet e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, është kapur Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.
Personi i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.