Lajme
Berisha “tradhtohet” nga ish zëdhënësja Erla Mëhilli: Sjelljet e tij s’janë të hijshme,nuk e kuptoj pse e favorizojne kaq shume…

Ish- zëdhënësja e Sali Berishës Erla Mëhilli ka komentuar sjelljen e këtij të fundit një ditë më parë në Kuvend, teksa u ngrit për të folur duke i marrë fjalën Enkelejd Alibeajt dhe duke e shtyrë atë.
Në emisionin Dekalog të gazetarit, Mëhilli tha se kjo nuk është një sjellje e hijshme për Berishën dhe nga ana tjetër duket se po i jep rëndësi Alibeajt.
Nuk e kuptoj pse e faktorizojnë kaq shumë Alibeajn në vetvete. Nga njëra anë Berisha thotë nuk e njoh Alibeajn për kryetar grupi, nga ana tjetër i shkon në mbledhjet e grupit.
Dhe kjo sjellja, kjo shtyrja, i jep rëndësi Alibeajt, por e hijshme nuk është, për Sali Berishën, jo”, tha ajo.