Lajme

Një qen i vogel shihet duke udhëtuar me njësinë ushtarake në Chernihiv,Ja pse ai do jetë ‘efektiv’ për më pak shpërthime

Shërbimet e urgjencës ukrainase publikuan një qen të vogël nuhatës që ndihmonte një njësi çminimi të zbulonte pajisje shpërthyese të lëna nga trupat ruse.

Një Russell Terrier shihet duke udhëtuar me njësinë ushtarake në Chernihiv, i veshur me një parzmore me emblemë zyrtare të qepur mbi të.

Kur njësia e çminimit arrin në një zonë të hapur pyjore, qeni mund të shihet duke vrapuar, duke lehur përkrah mbajtësit të tij, përpara se të zbulojë terrenin, teksa nuhat pajisjet shpërthyese.

Disa trupa ruse mbetën në rajonin verior të Ukrainës, Chernihiv, pasi u tërhoqën nga qyteti kryesor i rajonit, tha guvernatori Viacheslav Chaus.

Ndërsa Rusia deklaroi javën e kaluar se do të zvogëlojë ndjeshëm aktivitetin ushtarak rreth Chernihiv dhe kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button