Lajme

Ngjarje e rëndë/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jeten 73-vjeçari

 

Një person ka humbur jetën pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verbas në Patos, ku mësohet se viktimë ka mbetur një 73-vjeçar.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se i moshuari jetonte së bashku me bashkëshorten, por në momentin kur ra zjarri ka qenë i vetëm.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe zjarrfikësja po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit në banesë.

 

Related Articles

Back to top button