Lajme

Pacienti në Korçë i vë flakën spitalit, ndezi cigare në repartin e Pneumologjisë

Spitali i Korçës ka dhënë informacion zyrtar pasi gjatë natës një nga dhomat e Repartit të Pneumologjisë u përfshi nga flakët.

Në një reagim zyrtar thuhet se ngjarja ka ardhur pas një pacient ka nezur një cigare dhe për pasojë ka ndodhuir edhe incidenti.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Njoftim për median- Spitali Rajonal Korçë

Në Spitalin Rajonal Korçë,në një nga dhomat e Repartit të Pneumologjisë ka ndodhur një incident i vogël në mesantë, pasi një pacient ka ndezur cigaren.

Janë marrë masa të menjëhershme dhe situata është vënë nën kontroll. Nuk ka asnjë pasojë, as të lënduar, as dëme materiale.

Aktualisht po vijon puna në normalitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button