Lajme

Befason Sali Berisha, zbulon skemën që po përgatit Rama për postin e Presidentit…

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim me mediat deklaroi sot se Edi Rama po planifikon të gjejë në kandidat, të cilin mund ta spostojë me lehtësi kur atij ti mbaroj mandati kryeministror.

Sipas Berishës, Rama po krijon terrenin për të ardhur vet në postin e Presidentit.

“U ndala në këtë moment për të theksuar se sa qesharak, sa jo serioz, e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Dhe po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale, të japë dorëheqjen dhe ti lëshojë vendin Ramës.

I them harroje këtë skemë, se nuk do të pranohesh president me skema mafioze, mendon vetëm për vete, si të garantojë mbrojtje ligjore.”, tha Berisha.

Related Articles

Back to top button