Lajme
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku del me thirrjen urgjente për gjithë qytetarët: Zero tarifa për regjistrimin për të gjithë makinat…
Qeveria dhe Bashkia Tiranë kanë prezantuar ditën e sotme autobusët e rinj që i shtohen transportit publik të kryeqytetit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka bërë thirrjen për të zëvendësuar makinat me lëndë djegëse, me makina elektrike.
Balluku u shpreh se qeveria stimulon me taksa më të ulëta, këdo qe kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike.
“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targe
Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja TVSH nga 20% në 6%”, u shpreh Balluku.