Lajme

Të shtëna me armë zjarri, plagoset 39-vjeçari,Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 12 persona ne komisariat

Një 39-vjeçar i është drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur në këmbë.

Shtetasi Sh. M., i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button