Lajme

Alarm për bombë, tmerrohet futbollisti i njohur/Pas humbjes se ndeshjes ka marrë një sërë kërcënimesh në shtëpinë e tij…

 

Harry Maguire duket se po paguan më shtrenjtë momentin e vështirë që po kalon Manchester United, teksa pas humbjes ndaj Liverpoolit me rezultatin e thellë 4-0, kanë vërshuar mijëra kërcënime me jetë ndaj tij.

Policia është vënë menjëherë në alarm për rastin, teksa kërcënimi ka arritur deri aty sa ka pasur edhe një alarm për bombë të vënë në shtëpinë e qendërmbrojtësit anglez, i cili ka kaluar orë tmerri.

“Gjatë 24 orëve të fundit Harry ka marrë një sërë kërcënimesh në shtëpinë e tij, përfshi edhe një alarm për bombë. Policia ka nisur hetimet për rastin”, bën të ditur një zëdhënës i Manchester United.

Natyrisht që këto forma kërcënimesh nuk kanë vend në sport, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli, ku në fund ka vetëm një fitues dhe në një botë të civilizuar duket e paimagjinueshme që reagimi i tifozërisë të arrijë në nivele të tilla.

 

Related Articles

Back to top button