Lajme
LAJM I FUNDIT! Bie nga lartësia dhe vdes punëtori në Tiranë…
Tiranë – Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në punë.
Policia njofton se F. N., rreth 57 vjeç aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte e për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.