Lajme

Ngjarje e rende! E ndoqi nga pas, ish-partneri përdhunon 25-vjeçaren në tualetin e lokalit

 

Një 25-vjeçare në Almyros, Greqi, është përdhunuar nga ish-i dashuri i saj në tualetin e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa vajza e ka takuar rastësisht ish-të dashurin në kafene.

Mediat greke raportojnë se të dy ishin ulur në grupe të ndryshme shoqërish, por kur 25-vjeçarja është ngritur për të shkuar në tualet, ai e ka ndjekur nga pas dhe ka kryer marrëdhënie intime pa dëshirën e saj.

Pas ngjarjes vajza ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar ngjarjen.

Tashmë është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore dhe autori 27-vjeçar do të dërgohet ditën e martë në prokurori, pasi i është lënë afat për të kërkuar falje.

 

Related Articles

Back to top button